Skip to content

Dalin në protestë 15 familje në Fier/ Prej një viti e gjysëm me qera, projekti i Gjanicës i lë pezull

Rreth 15 familje në Fier dalë në protestë paqësore para bashkisë pasi kërkojnë transparencë informacioni nga bashkia mbi banesat e tyre që i kanë boshatisur që në janar të 2019 pasi u preken nga projekti i rehabilitimit të lumit Gjanica.

Këto familje prej 1 viti i gjysëm vazhdojnë të mbetën me qera për shkak se në lagjen 1 maji disa banesa do ju prisheshin si pjesë e projektit të rehabilitimit të lumit Gjanica. Pas 1 viti e gjysëm këto familje janë pa zgjidhje për problemin e tyre pasi jetojnë me qera.

Qytetarët shprehen se kanë bërë kërkesa të shumta me nr.protokolli dhe asnjë përgjigje. Sot kërkojnë transparencë çdo të ndodhë me banesat e tyre pasi sot asnjë nuk po bëhet aty as punime dhe asgjë, raporton gazetarja e Fax News Fatmira Bajrami.

/faxweb