Skip to content

Vdes tragjikisht shqiptari në Itali, u aksidentua në punë

Një 56-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ditën e sotme në Itali, pas dëmtimeve të rënda që mori, pasi ra nga çatia e një ofiçine ku po kryente disa punime.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë karabinierët, policia bashkiake dhe mjekët e urgjencës, por fatkeqësisht shqiptari kishte ndërruar  jetë.

Ngjarja e rëndë ka  ndodhur në në Prato, pranë Firences, rreth orës 9:30 të kësaj të hëne, ku pas aksidentit menjëherë në vendngjarje mbërritën karabinierët, policia bashkiake dhe mjekët e urgjencës, por nuk kanë mundur t’i shpëtojnë jetën shtetasit shqiptar.

Në mediat vendase mësohet se shqiptari po zëvendësonte disa tjegulla në çatinë e një ofiçinës, por në momentin kur shkeli mbi një dritare ai u rrëzua.

Burimi: toscanamedianews

/shqip