Skip to content

 “Të honksha shaminë”, Kujtim Gjuzi nervozohet me Ramën: Vetëm njëherë e djegim…

Batuta e një jave më parë e kryeministrit Edi Rama nga salla e Parlamentit në adresë të tij e kanë nervozuar jashtë mase konservatorin Kujtim Gjuzi, i cili është detyruar të japë një konferëncë për shtyp.

“Ju them të gjithëve që përgjegjësia maksimale në këtë rast nuk është e Edi Ramës kryeministër, i cili të enjten e kaluar lëshoi një batutë që nuk kishte kuptim. Ne jemi shqiptarë dhe njëherë e djegim shaminë e beqarit. Unë jam i nervozuar me thënien e kryeministrit prandaj i them kryetarit të Kuvendit merr të gjitha masat që gjatë javës të jemi në tavolinën e përbashkët siç thashë me partitë politike parlamentare jo parlamentare, me intelektualët e pavarur që janë në parlament. Ndërsa tryezë tjetër të ketë akademikët, ne kemi 2 vjet që kërkojmë qeverinë akademike, vetëm ajo mund ta çojë vendin në zgjedhje dhe zgjedhjet mos të vidhen”, u shpreh Gjuzi.

Sakaq Gjuzi shprehet se ka marrë garancinë nga kryeparlanentari Gramoz Ruçi për ndryshim të Kodit Zgjedhor. Ai kërkoi nga kryeparlamentari Ruçi mbledhjen e një tryezë ku të jenë të pranishëm partitë parlamentare dhe jo parlamentare, por edhe intelektualë.

Në seancën më të fundit parlamentare, kryeministri iu drejtua deputetit “Mor Gjuz të jetë për ty e lëmë i luajmë fenë, ke një gjë që ne nuk ti heqim dot, mustaqet. Unë kam një kripto mustaqe, Gjuz mos më ndërhy të honksha shaminë që ke në xhep. Boll se je i vetmi mbret që bërtet. Gjuz referendum për Monarkinë nuk do të ketë se fiton ti dhe bëhesh mbret”.

/shqip