Skip to content

Nis regjistrimi në çerdhe/ Rregulla të reja për shkak të COVID-19, afati deri të premten

Mëngjesin e kësaj të hëne nisi regjistrimi i fëmijëve në të gjitha çerdhet e kryeqytetit. Institucionet u përballën që në orët e para me një fluks të lartë prindërish që kërkonin të regjistronin të vegjlit e tyre.

Në kushtet e pandemisë kanë ndryshuar edhe rregullat, të cilat duhet të zbatohen sipas protokollit të sigurisë në çerdhe.

Ndërsa prindërit që u përkasin kategorive sociale do të ketë disa lehtësira për  regjistrimin e fëmijëve në çerdhe.

Të gjithë prindërit kanë afat deri të premten për të dorëzuar dokumentet e nevojshme. Ndërkohë regjistrimet në kopshte, priten të fillojnë në muajin shtator.