Skip to content

“Vota e emigrantëve do të llogaritet për Tiranën”, Gjiknuri zbardh detaje nga Reforma Zgjedhore: Ja si do të votojnë, KQZ do të udhëheqë procesin

Kryeministri Edi Rama po zhvillon online një takim me Këshillin Koordinues të Diasporës për të diskutuar “Votën e Diasporës në Reformën Zgjedhore”.

Përfaqësuesi i mazhorancës për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri teksa po raportonte për votën e diasporës për me dije edhe procedurat që do të ndiqen në lidhje me votat e emigrantëve.

Gjiknuri theksoi se, është vendosur që procesin e votës së emigrantëve në zgjedhje do ta udhëheqë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Gjithashtu, deputeti socialist theksoi se të gjithë emigrantët, që do të votojnë me postë ose në mënyrë elektronike.

Gjiknuri tha se po ashtu se vota e emigrantëve do të llogaritet vetëm për qarkun e Tiranës, pasi numri i tyre unik është i regjistruar në Gjendjen Civile në Tiranë.

“Reforma Zgjedhore është zhvilluar në një kontekst të vështirë politik. Me opozitën jashtë parlamentare dialogu ka qenë i munguar. Megjithatë më vullnetin tonë dhe me dialogun në Këshillin Politik morëm për sipër që çështjen e votës së emigrantëve ta përfshijmë në mënyrë që ajo të bëhet e mundur. Nisur nga konteksti aktual dhe legjislacioni aktual i cili parashikon që vota do të kryhet vetëm nëpërmjet një regjistri aktual. Për këtë vendosëm që në Kodin Zgjedhor procedurat e votimit, me postë ose elektronike, t’ia delegojmë KQZ. Në Kod u sanksionua që është KQZ ajo që udhëheq procesin. Kushdo emigrant, i cili është i regjistruar në një regjistër, automatikisht do të gjenerohet në listën e zgjedhësve, dhe do të ketë mundësi të votojë.

Duhet që emigranti, diaspora, shqiptari me banim jashtë vendit, duhet të jetë i regjistruar në regjistrin e gjendjes civile. Vota e tyre do të llogaritet në Qarkun e Tiranës. Pra, emigrantët e regjistruar në regjistër dalin në Qarkun e Tiranës. Në zgjedhjet e para numri do të jetë i vogël, por nëse do të aplikojmë në këto zgjedhje 20-30 mijë emigrantë, do të nxjerrim mësime për zgjedhjet e tjera. Meqë është listë unike, vota e tyre do të llogaritet në Tiranë, e cila ka dhe më shumë mandate”- tha Gjiknuri.(M.Q/Faxweb.al)

/faxweb