Skip to content

Majko përplaset me Gjiknurin: Vota e emigrantëve s’është çështje e një pakti politik

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko u tregua suportiv për reformën për të drejtën e votës së shtetasve shqiptarë që ndodhen jashtë vendit.

Në takimin online të zhvilluar me Këshillin Koordinues të Diasporës, Majko tha se pavarësisht mendimeve të ndryshme që kanë me deputetin Damian Gjiknuri, ata nuk janë të përçarë por se diskutojnë çdo mundësi për t’i dhënë të drejtën e votës emigrantëve.

Majko gjithashtu tha se “do të ketë listë të veçantë për votimin jashtë vendit dhe listë tjetër për votimin brenda vendit. Çështja e të drejtës kushtetuese për votën e shtetasve jashtë vendit është shumë më e rëndësishme se sa një Komision që mblidhet aty. Është një presion i jashtëzakonshëm pasi është moment më i rëndësishëm në Reformën Zgjedhore. Ne e kemi deleguar këtë ide në KQZ, dhe vota e emigrantëve nuk është çështje e një pakti politik. Përgëzoj vullnetin e mazhorancës që po mundohet për të krijuar mundësinë që emigrantët të votojnë për shtetin e tyre në zgjedhjet e ardhshme. Ne ndjehemi përgjegjës për këtë, kryeministri e Gjiknuri e thanë shumë qartë jemi pak të vonuar por prap jemi shumë të përkushtuar në këtë element. Do të bëhet dhe ka për t’u bërë”.

 

/shqip