Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, një nga aleatët e Partisë Demokratike, deklaroi në Report TV, se pas zgjedhjeve parlamentare, ai mund të bëjë dhe koalicion me Partinë Socialiste.
Gjithsesi, kreu i partisë së vogël opozitare, sqaroi edhe pozicionin e tij, duke theksuar se vetëm në nëse merr aq deputetë sa dp t’i duhen PS-së për të formuar qeverinë e re, ai mund të bashkohet me socialistët, por duke vendosur edhe kushtin specifik të tij.
“Edhe mund të ndodhë. Nëse ne marrim aq deputetë sa i duhen forcës që do të fitojë dhe në rastin konkret mund të jetë PS, por pa Ramën. Unë personalisht me Ramën nuk mund të bëj koalicion, ne jemi thyer një herë për atë punë” tha Duka për Report TV.
