Skip to content

Ministria iu dha ”ok”, shoferat e transportit ndërqytetas në protestë: Nuk mundemi më, do rifillojme punën nesër në 06:00

Ditën e sotme është zhvilluar ne qarqe të ndryshme të vendit një protestë me tematikë të përbashkët. Një përfaqësi e shoferave të  linjave interurbane janë ngritur në protestë për të kërkuar rifillimin e aktivitetit të tyre ekonomik.

Duke filluar nga Shkodra, Fieri e duke vijuar deri në Gjirokastër përfaqësuesit e transportit interurban kërkuan njëzëri nga instancat shtetërore hapjen sa më shpejtë të transportit publik ndërqytetas.

Ndonëse mëngjesin e sotëm u dha një njoftim zyrtar nga Ministria e Transporteve për rifillimin e punës së linjave interurbane, nuk u saktësua data se kur do të ndodhë saktësisht lejimi i lëvizjes së këtij lloj transporti.

Në Shkodër shoferët u shprehën të indinjuar se situata ekonomike kishte agravuar ndjeshëm gjatë këtyre 4 muajve në familjet e tyre se dhe paga e luftës prej 400.000 lekë të vjetra ishte e pamjaftueshme. Ata kërcënuan njëzëri rifillimin e punës nesër në orën 6 duke mos pritur më lejimin zyrtar të ministrisë.

Protestuesit në Fier dhe Gjirokastër krahas hapjes së aktivitetit të tyrë kërkonin dhe ndëshkimin e informalitetit pasi gjatë kohës së pandemisë transporti ndërqytetas është zhvilluar nga individë të paliçnsuar që bënin të mundur transportin e pasagjerëve.

/faxweb