Skip to content

Arilena Shala,e para femër shqiptare që diplomohet në Akademinë Ushtarake në SHBA: Para presidentit Trump… (FOTO)

25-vjeçarja, Arilena Shala, është e para femër shqiptare që është diplomuar në Akademinë Ushtarake amerikane, West Point.

Për të folur rreth kësaj historie suksesi, Arilena ishte në një lidhje direkte me “Shqipëria Live”, ku tregoi se si nisi gjithçka.

“Përzgjedhja fillon nga konkursi në Kosovë, ku të gjithë mund të aplikojnë. Kalojnë pas një testi rigoroz dhe finalistët aplikojnë për West Point, ku pastaj ajo bën përzgjedhjen. Kam katër vite që përgatitem për këtë. Mua më vjen mirë gjithashtu që jam femra e parë shqiptare dhe jam shembull për të tjerat”, u shpreh Shala.

Ndërkohë ajo shtoi se ditën e diplomimit nuk kishte asnjë pranë, për shkak të pandemisë. Por tha se kishte pranë shoqet dhe shokët që ka njohur në Akademi.

25-vjeçarja rrëfeu gjithashtu edhe ndjenjën për të qenë para presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. “Ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme, jam ndjerë shumë krenare që kisha mundësinë që të përfaqësoja Kosovën edhe para presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

Ndërsa e pyetur nga moderatorët nëse ka shqiptarë të tjerë në Akademi, dhe sa femra ka aty, Arilena u shpreh: “Ka edhe një shqiptar tjetër, Yll Dalladaku që është diplomuar me mua. 30 për qind janë femra për çdo gjeneratë, pra femrat janë pakicë. Por kjo nuk do të thotë se trajtohemi ndryshe, jemi njësoj si meshkujt”.

/shqip