Skip to content

Nesër mblidhet Këshilli Politik/ Gjiknuri: Të miratojmë reformën deri në fund të muajit

Bashkekryetari i komisionit te posaçem te reformes zgjedhore, Damian Gjiknuri,  ka ftuar opoziten te takohen pasditen e se merkures per te permbyllur reformen zgjedhore.

Gjiknuri i ka kerkuar partise demokratike te shkruaje te gjitha propozimet e saj per ndryshimin e kodit zgjedhor ne menyre qe neser keshilli politik te miratoje te plote reformen zgjedhore.

Ceshtja kryesore qe mban peng arritjen e kompromisit per reformen zgjedhore eshte percaktimi i mekanizmit qe i lejon partise demokratike dhe LSI te kete anetaret e saj ne KQZ, edhe pse eshte jashte parlamentit.

Opozita ka hartuar tashme propozimin e saj te trete, pasi shumica i ka rrezuar me heret dy variante.

Ne kete propozim PD pranon qe i gjithe procesi i perzgjedhjes se anetareve te KQZ te zhvillohet ne parlament e nga deputete.

Sipas ketij propozimi, opozita do te kete nje anetar me te drejte vetoje ne komisionin parlamentar dhe do te zgjedhe 2 anetaret e saj ne komisionin rregullator, dy anetaret ne komisionin e ankesave e nenkryetarin.