Skip to content

E treta e vërteta? PD propozon skemën e re për KQZ

Opozita tenton të paraqesë një propozim të tretë për ndërtimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke shpresuar që mazhoranca të bindet ndaj dhe të pranojë formulën e re.

Në këtë propozim të radhës PD sugjeron që përzgjedhja bëhet në një komision parlamentar, ku opozita do të ketë një përfaqësues të vetin me të drejtë vetoje.

Ky përfaqësues zgjedh 2 nga 5 anëtarët të Rregullatorit dhe 2 nga 5 anëtarët e Komisionit të Apelimit e Sanksioneve. Shumica zgjedh 3.

Më Pas Kuvendi miraton ose rrëzon në bllok të 5 të përzgjedhurit.  Për Komisionerin, PS zgjedh 4 kandidatë, Përfaqësuesi i Opozitës Politike përjashton 2 dhe Kuvendi zgjedh 1 nga 2 të mbeturit.

Më herët, përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri kërkoi mbledhjen e grupit negociator të Këshillit Politik të mërkurën  në orën 17:00.

Gjiknuri i ka kërkuar PD-së dhe LSI-së që të sjellin propozime të shkruara për mekanizmit e përzgjedhjes së anëtarëve të KQZ së riformatuar në një komision të posaçëm parlamentar, si dhe dispozitën tranzitore se si opozita e bashkuar do të futet në sistem për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Pas marrëveshjes së 5 qershorit për ndryshimet në kodin elektoral,mazhoranca dhe opozita janë ndarë sërish në qëndrime për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së së re.

Partia Demokratike dhe aleatët e saj nuk janë pjesë e Kuvendit, dhe si rrjedhojë përfaqësimi i  tyre në këto institucione është e vështirë.

Propozimi i tretë i PD për formulën e trupave të KQZ-së, pas refuzimit të PS

Përzgjedhja bëhet në një komision parlamentar, ku opozita do të ketë një përfaqësues të vetin me të drejtë vetoje.

Ky përfaqësues zgjedh 2 nga 5 anëtarët të Rregullatorit dhe 2 nga 5 anëtarët e Komisionit të Apelimit e Sanksioneve. Shumica zgjedh 3. Më pas Kuvendi miraton ose rrëzon në bllok të 5 të përzgjedhurit.

Për Komisionerin, PS zgjedh 4 kandidatë, Përfaqësuesi i Opozitës Politike përjashtin 2 dhe Kuvendi zgjedh 1 nga 2 të mbeturit.

Personi me të drejtë vetoje do të ketë të drejtën e përzgjedhjes së emrave qe kanë mbeshtetje të opozitës.

/shqip