Skip to content

Ndërron jetë një tjetër pacient në Spitalin Infektiv. Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve

Një tjetër person ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv, pasi krahas sëmundjeve të tjera rezulton edhe i prekur me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë, ndërsa i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit, kërkon nga qytetarët që të rrisin vigjilencën dhe të zbatojnë rregullat e vendosura.

Reagimi i plotë:

Pas disa ditësh i shtruar në spital në spital, në terapi intensive, një 65 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe mjekimin intensiv medikamentoz. 65-vjeçari i konfirmuar me Covid19 vuante nga Diabeti dhe Policitemia.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe u bën apel gjithë qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën, por të zbatojnë rregullat e vendosura, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit.

Nga fillimi i epidemisë, 46 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19.