Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, së bashku me kabinetin e tij është testuar për virusin Covid-19 para udhëtimit në Uashington. Kryeministri ka respektuar procedurat standarde që po aplikohen para udhëtimit.
Hoti së bashku me presidentin Hashim Thaçi do të udhëtojnë për në SHBA për takim me një delegacion nga Serbia. Ky dialog do të ndërmjetësohet nga i Dërguari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
As kryeministri Hoti, as pjesëtarët e kabinetit qeveritar që do ta shoqërojnë atë, nuk kanë asnjë shenjë që lidhet me gripin, mirëpo testimi është bërë për t’iu përmbajtur procedurave të kërkuara të udhëtimit për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
/faxweb
