Skip to content

Ndihma për biznesin/ Jepen qindra bileta falas për turistët që vizitojn sitet arkeologjike në Durrës

500 bileta falas për të vizituar amfiteatrin dhe muzeun arkeologjik janë shpërndarë sot për bizneset e hoteleri turizmit në qytetin e Durresit.  Kjo nismë ka si qëllim rritjen e numrit të vizitorëve në sitet arkeologjike dhe ndihmën për tur-operatorët si dhe hotelet e qytetit.

Marreveshja në fjalë është nënshkruar nga ministrja e kultures Elva Margariti dhe kryetarja e bashkise Durres Emiriana Sako ne mjediset e muzeut arkeologjik.

Në total per bizneset turistike do të shpërndahen 5 mije bileta falas, ndërkohë që këtë vit janë ulur edhe cmimet e biletave për të vizituar dy monumentët më të rendesishme të kulturës në Durrës. 

Marreveshja e nënshkruar sot në Durrës vjen pas asaj që u zhvillua në Gjirokastër, ndërkohë që e njëjta gjë do të bëhet në ditët e ardhshme edhe në qytete të tjera të vendit.