Skip to content

Tomori fiton ndaj Ilirisë dhe ‘’kap’’ objektivin

Tomori 2-1 Iliria

Tomori: Kaloshi, Çaço, Bitri, Daci, Paja, Sharavolli, Mersini, Hysen(73’Myzyri), Gjonaj(89’Mirani), Kopaçi, Drabo(55’Buba). Tr. G. Arbri

Iliria: Ujka, Janot, Dule, Gjokeja, Balloku, Simo(76’Myrta), Lama, Zuna, Berberi, Kurti, Xhabrahimi. Tr. F. Sala

Gjyqtarë: Erald Demiraj, Gentian Kamolli, Adhurant Mema(Pogradec) Ervin Kotemelo(Korçë)

Vëzhgues: Simon Turku(Sarandë). Delegat: Agi Mone(Tiranë)

Shënues: Sharavolli 13’, 43’/Xhabrahimi 54’

Kartonë të verdhë: Drabo, Bitri, Buba, Myzyri/Zuna, Kurti

Tomori arrin një fitore të vuajtur ndaj Ilirisë duke siguruar kështu objektivin e parë sezonal, pesëshen e parë. Ndeshja u luftua nga të dy skuadrat por në fund fati u buzëqeshi vendasve, të cilët fituan edhe falë formës së treguar nga Genaldo Sharavollin që me dy golat e shënuar prej tij i jep fitoren e sezonit Tomorit. Në fund ka festë tek futbollistët dhe tifozat beratas që deri në fund do të zhvillojnë një kampionat të qetë.

Tomori e nis ndeshjen në sulm dhe menjëherë kërkon të tregoj se dëshiron ta fitoj këtë sfidë. Brenda katër minutave të para krijojnë edhe dy mundësi të mira me Sharavollin dhe Bitrin por asnjë nuk inkuadron kuadratin në mënyrën e duhur.

Do të vij minuta e 13’ dhe Tomori gjen golin pas ekzekutimit të përsosur që Sharavolli i bën një goditjeje standarte. Topi fillimisht përplaset në tranversë e  më pas në rrjetë dhe asgjë për të bërë për Ujkën. Goli u jep qetësinë vendasve që vazhdoj të kërkojnë golin ndërsa miqtë afrohen me portën vetëm nëpërmjet goditjeve standarte dhe Xhabrahimit por pas sukses.

Ndërkohë në fundin e fraksionit të parë është Paja që kroson mirë nga e majta dhe gjen të zbuluar Sharavollin që këtë herë me kokë dyfishon shifrat. Sharavolli ka edhe mundësinë për triplet kur provon një parabël por kuptohet nga Ujka.

Pjesa e dytë nis më mirë për miqtë që kërkojnë të sulmojnë më shumë portën kundërshtare. Është Zuna që ka mundësinë e parë të mirë për të shënuar pas një moskordinimi të mbrojtjes bertase por goditja e tij kalon ngjitur me shtyllën. Kundërpërgjigja e vendasve vjen me dyshen Kopaçi – Drabo me këtë të fundit që vonohet dhe portieri Ujka neutralizon gjithçka.

Por shumë shpejt vjen edhe goli i Ilirisë ku Xhabrahimi pas një topi të marrë nga Zuna hyn i pashqetësuar në zonë dhe goditja e tij ndalet në rrjetë. Goli nxit dëshirën e Ilirisë të shënoj sërish por deri në fund nuk ia dalin të gjejnë golin. Ndërsa Tomori me kundrasulme provon të mbyll ndeshjen por  në fund mbyllet 2-1 dhe Tomori ia del ti marrë vendin në renditje skuadrës nga Fushë Kruja.

Golat:

Min 13’ Sharavolli ekzekuton në mënyrë të përsosur një goditje standartë të fituar nga Kopaçi. Topi përplaset në tranversë, tokë dhe në rrjetë. 1-0.

Min 43’ Paja merr një incursion të mirë në të majtë dhe kroson në zonë ku sërish Sharavolli në zemër të zonës me kokë ia del të dyfishoj shifrat. 2-0.

Min 54’ Zuna pasi merr një top nga prapavija gjen saktë Xhabrahimin, i cili i pashqetësuar nga mbrojtja hyn në zonë, godet fortë dhe shënon golin e vetëm të skuadrës së tj. 2-1

Të veçantat:

Sulmuesi Aldo Mitraj dëshironte të ishte në fushë sot por duket allçia në dorën e tij ka bërë të ndalet nga gjyqtarët për të qënë në fushë.

Në tribunë kanë qënë edhe drejtuesit e Bashkisë Berat dhe FK Tomorit mes tyre edhe kryebashkiaku dhe njëkohësisht presidenti i Tomorit, Petrit Sinaj.

Në tribunë ishte edhe ish futbollisti i Tomorit në vitet 199 – 2001 dhe një nga protagonistët kryesor të sezonit kur Tomori u shpall nënkampion, Afrim Deliu. Shumë tifoz beratas por ish shokët e tij të skuadrës: Muxhaj e Kanani dhe ish presidenti Ramadanjanë takuar dhe knë qëndruar bashkë edhe pas ndeshjes. Ndërsa në stol si ish trajner ishte edhe ish futbollisti tjetër Besnik Hasa.

Gjatë ndeshjes tekniku i beratasve Gersi Arbri është shfaqur shumë nervoz dhe gjyqtari Demiraj me sugjerimin e gjyqtarit të katërt Kotemelo e ka këshilluar Arbrin duke i kërkuar të qëndroj më i qetë.

Prononcimet:

Tekniku i Ilirisë, Fatmir Sala, i cili me shumë xhentilesë ka thënë se e kanë radhën për të folur fituesit nuk ka dalë para mediave. Ndërsa në vendin e teknikut Arbri është shfaqur ndihmësi i tij Agalliu.

Kelmend Agalliu: “Ishte një ndeshje e vështire dhe decisive për ne ku fitorja ishte detyrim. Ndaj falenderimi i parë i shkon këtij grupi të futbollistëve për angazhimin gjatë javës dhe ndeshjes së bërë. Për shkak të rëndësisë kjo ka qënë një ndeshje e fituar jo vetëm në fushë por edhe një lojë nervash e fituar.

Ndikimi i katër humbjeve radhazi? Edhe ajo ka ndikuar me këtë ekip që kemi duhet ta kishim siguruar më herët objektin e arritur sot. Por edhe ato katër humbje ndikuan që ne sot të luanim aq të tendosur dhe vetëm për fitore.

Vendi i tretë? Tomori e ka grupin dhe elementët për të arritur këtë pozicion. Përpara këtyre katër humbjeve ne ishim në atë pozicion dhe do ta synojmë sërish deri në fund.