Një rast i ri është konfirmuar këtë të premte në Korçë duke e rritur numrin e të infektuarve në këtë qytet.
Sipas burimeve ai është djali i të moshuarës, e konfirmuar me Covid -19 një ditë më parë, e cila dyshohet se e ka marrë infeksionin në QSUT. Autoritet shëndetësore janë në pritje të përgjigjes së analizës së tamponit për familjarët e tjerë.
Sakaq në qytetin bregdetar, në Durrës është konfirmuar një rast i ri, e ai është punonjësi i drejtorisë rajonale të Shëndetit Publik.
Durrësi ditën e djeshme pati katër raste pozitive, në këtë qytet numri total i rasteve ka shkuar në 176. Ditën e djeshme në Vlorë u konfirmua i infektuar një punonjës i DSHP. Javët e fundit është rritur numri i rasteve gjatë 24 orëve, ndërsa që nga fillimi i pandemisë numri i të prekurve ka shkuar në 2192.
/shqip