Skip to content

‘Më vjen ndot dhe turp’/ Tahiri me zërin që i dridhet, ish-ministri flet pas vendimit të gjykatës

Më zërin që i dridhej dhe i befasur nga vendimi i gjykatës, ish-ministri I brendshëm, Saimir Tahiri ka folur për mediat.

Rikthimin për gjykim nga gjykata e Apelit të dosjes së tij, ish-ministri e quajti padrejtësi. Tashmë për Tahirin beteja me drejtësinë fillon nga e para.

Biseda me gazetarët

Tahiri: Mbas thuasje tre vitesh historia do merrte një drejtim. Rikthimi në pikën zero është padrejtësi.

Gazetarja: Kush po ju sulmon dhe për cilat arsye?

Tahiri: Mua realisht, nëse ka një njeri të dytë në Shqipëri që zvarritet kështu, më vjen ndod dhe turp për detyrat që kam mbajtur nëse një qytetar zvarritet si unë.

Gazetarja: Çfarë hapash do merrni?

Tahiri: Beteja fillon nga e para. Gjykata e Lartë nuk ekziston. Nuk e kam vendimin në dorë, duhet parë. Më duhet e qartë si drita e diellit është padrejtësi.

/shqip