Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, është pritur sot në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, nga i Dërguari Special i Presidentit Trump për Negociatat e paqes mes Serbisë dhe Kosovës, Ambasadori Richard Grenell.
Diskutimi u përqëndrua në rëndësinë e një marrëveshjeje të qëndrueshme mes Republikës së Kosovës e Serbisë dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor.
“S’ka marrëveshje të fshehtë, as plane për ndarje të Republikës së Kosovës, as nxitim për ndonjë marrëveshje të dëmshme, veç përpjekje për të nxitur zhvillimin ekonomik e forcuar popullin e Republikës së Kosovës ndërkombëtarisht me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës!“ – theksoi Cakaj në një postim në facebook, sa i përket takimit të zhvilluar.
Cakaj, gjithashtu, shprehu se pavarësisht sfidave, Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Republikën e Kosovës.
/shqip
