Skip to content

Lajmi i fundit/ Aksident, përplasen tre makina, plagosen dy persona

(foto ilustruese)

Një aksident ka ndodhur në Tiranë në rrugën “Muhedin Llagami”, ku janë përfshirë tre automjete dhe për pasojë janë lënduar dy persona.

Policia njofton se: Më datë 26.06.2020, rreth orës 19:46, në rrugën “Muhedin Llagami”, janë përfshirë në aksident mjetet me drejtues shtetasit K.K., L.B., dhe B.D. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtues mjetesh shtetasit K.K dhe L.B., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndersa drejtuesi i mjetit B.D., ndodhet në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.