Skip to content

Lajm i fundit/ Trònditen pushuesit në Qerret, zbulohet një trup i pajetë

Një trup i pajetë edhe ende i paidentifikuar është gjetur 200 metra larg bregut të detit në Qerret.

Pòlicia bën me dije se ai u gjet në vendin e quajtur Përroi Leshniqës Qerret, nga peshkatarët e zonës.

“Më datë 27.06.2020, rreth orës 08:00, në vendin e quajtur Përroi Leshniqës Qerret, në largësi rreth 200 metra nga bregu i detit, peshkatarët e zonës kanë konstatuar një shtetas ende të paidentifikuar pa shenje jete, i dyshuar i mbytur aksidentalisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

/faxweb