Burime nga ISHSH e Vlorës bëjnë me dije për Faxweb.al se sot janë 12 persona të infektuar me covid 19 në qytetin bregdetar.
Bëhet fjalë për tamponë të marrë 2 ditë më parë përgjigjet e të cilëve kanë dalë një ditë më parë. 12 rastet pozitiv janë sërish të fasonerive në qytet dhe kontakte të tyre.
Në vendin tonë vijojnë rastet e reja me shifra të larta në dy jav♪7t e fundit, ndërsa sot ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e ministrisë së shëndetësisë.
Gjatë ditës së djeshme u shënuan 77 raste të reja në vendin tonë, ndërsa dy persona humbën jetën papritmas, duke e rënduar dhe më tej bilancin nga Covid 19.
/faxweb
