Skip to content

Basha: Raporti i FMN tregoi se PD ka të drejtë, taksimi “Rama” zbrazi xhepat

Basha shkroi në Twitter se raporti i FMN konfirmon atë që PD dëshiron të bëjë neës kur të vijë në pushtët, taksin e thjesht dhe transparent nëpërmjet takses së sheshtë 9%.

Sipas kryedemokratit vetëm ky lloj taksimi mund të nxisë punësimin dhe të rrisë fuqinë blerëse.

Raporti i FMN mbështet atë që PD do bëjë realitet: taksimin e thjeshtë dhe transparent. Taksa e sheshtë 9% dhe plani ynë ekonomik do të inkurajojë investimet e brendshme dhe të huaja, do të nxisë punësimin dhe do të rrisë fuqinë blerëse. Shqipëria në punë, mirëqenia për shumicën dhe jo një pakicë, do të jetë realitet i prekshëm për të gjithë!

Lideri i opozitës shton se taksimi aktual i qeverisë Rama I varfëroi shqiptarët dhe shkatërroi ekonominë.

Taksimi “Rama” zbrazi xhepat e  shqiptarëve, rriti çmimet, uli fuqinë blerëse, falimentoi bizneset dhe solli shkatërrimin e ekonomisë në çdo hallkë të saj.