Skip to content

Shkoi të vizitonte vajzën studente në Tiranë, punonjësja e burgut rikthehet e ínfektuar me koronavirus

Rasti më i fundit pozitiv me Covid-19 nga qyteti i Fierit është një punonjëse e burgut. Gruaja medohet se është ínfektuar në Tiranë gjatë një vizite te vajza e saj studente, e cila gjithashtu rezulton  pozitive me koronavirus. Qyteti i Fierit ka patur një shtim të rasteve pozitive ditët e fundit por qarqet që vazhdojnë të mbeten problematikë dhe të mbajnë kryesimin janë Tirana, Shkodra dhe Kruja.

Vijon të ketë shtrime të reja me simptoma të rënduara si pasojë e Covid19 në spitalin Infektiv. Ministria e Shëndetësisë raportoi 61 raste të reja dhe 2 humbje jete gjatë 24 orëve të funditn si dhe 48 të shëruar.

Dy qytetarë që kanë humbur betejën me Covid19 në 24 orët e fundi janë një 59 vjeçare nga Lushnja me insuficencë renale kronike dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe një pacient 77 vjeçar nga Vlora, i cili vuante nga hipertensioni, dhe po trajtohej prej 10 ditësh në terapi intensive./fax