Nënkryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla ka folur për Faxweb.al rreth takimit me banorët e fshatit Labinot-Fushë, të cilët u ngritën sërish në protestë ditën e sotme. Deputeti socialist bëri me dije se ishte i pranishëm dhe i gatshëm për të biseduar me ta, por munguan banorët.
Këta të fundit pretenduan se Balla dhe kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja e anuluan takimin e planifikuar, ndaj u indinjuan dhe zgjodhën të protestojnë për mbrojtjen e të drejtave të tyre.
“Kemi pronat tona dhe në asnjë mënyrë nuk mund të vi një biznesmen dhe të na i zabtojë, ne kërkojmë të drejtën tona dhe do vdesim për to’’- tha një protestuese e moshuar para kamerave.
“Pushtetarët duan ta gllabërojnë këtë pasuri, po na ndotin ajrin po na vrasin”, deklaroi një banor tjetër i revoltuar.
Banorët e Labinotit kanë disa ditë që protestojnë kundër kundër záptimit të pronës publike dhe private, ndôtjen e ajrit dhe lumit Shkumbin nga fabrika e peshkut ‘Rozafa’ që ôperon në këtë zonë.(A.M/Faxweb.al)
/faxweb
