Një automjet në rrugën e Dajtit në Tiranë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Mjeti me drejtues shtetasin e identifikuar me incialet E.H., mori flakë kur ishte në ecje dhe u dogj plotësisht, por nuk pati asnjë të lënduar.
Policia ka raportuar vetëm për dëme materiale. Ndërkohë, shërbimet e zjarrëfikëses arritën në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit. Është ende e paqartë si u shkaktuan flakët, por dyshohet të jetë ngjarje aksidentale.
Njoftimi i policisë: Më datë 27.06.2020, rreth orës 19:25, në rrugën e “Dajtit” ka marrë flakë në ecje dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin E.H., ku ka patur vetëm dëme materiale.
Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ku paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale.
/faxweb