Regjisori Ismet Drishti, i cili njihet për kamera të fshehta ka përdorur situatën e koronavirusit për ti bërë “testin” deputetit socialist Musa Ulqini. Në bisedën telefonike, Drishti u prezantua si mjek dhe la një vend për tu takuar me qëllim që të vazhdonte me kamerën e fshehtë.
Në orën 17:00 u bë takimi i tyre në një zonë të njohur të Tiranës, ku Musa Ulqini u tregua shumë korrekt me orarin. Ismet Drishti përdori një prej shenjave që të shkakton Covidi, atë të humbjes së shijes për të “testuar” deputetin.
I shoqëruar me një tjetër bashkëpunëor dhe i maskuar si mjek, i thotë deputetit që të provojë lëpirësen për të treguar nëse e ndjen shijen. Ky i fundit shprehet “Po” dhe e shijon për disa sekonda derisa regjisori i zbulon se është kamera e fshehtë, reagim të cilin e shihni në videon më poshtë.
