Gjatë 24 orëve të fundit, edhe 72 persona kanë rezultuar të prekur me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë testuar 374 persona, ndërsa më i lartë i të prekurve është në Tiranë, e ndjekur nga Kruja.
“Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 374 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 72 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 19 të prekur në Tiranë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Shkodër, Durrës, Pukë, nga 4 raste në Sarandë dhe Vlorë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, 2 në Lezhë, dhe nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Kavajë”, sqaron deklarata.
COVID-19 – Statistika (28 Qershor 2020)
Testime totale 26292
Raste pozitive 2402
Raste të shëruara 1384
Raste Aktive 963
Humbje jete 55 (Qarku Tiranë 31, Durrës 9, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 6, Kukës 1, Elbasan 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 371
Durrës 181
Shkodër 162
Vlorë 103
Fier 48
Lezhë 33
Korçë 26
Kukës 15
Elbasan 12
Gjirokastër 7
Berat 5