Skip to content

“Gjaku im është i nxehtë”, Hashim Thaçi i drejtohet popullit: Do të bëja të njëjtën gjë përballë kohës së zezë të Millosheviçit

Hashim Thaçi i drejtohet popullit:

“Gjaku im është i nxehur, por i njehtësuar me bashkëluftarët e mij, i njëjtë me ata që më kanë mbështetur për liri. Ndjehem sot si asnjëherë më parë krejt i çliruar prej brengave e ballafaqimeve politike. Jemi të gjithë binj e bija të kësaj toke dhe të gjithë e duam më të mirën e atdheut tonë. Politika i ka edhe këto, është krejt e natyrshme për këtë demokraci jo të lehtë për mua, për ata që dhanë jetë për liri.

Kam kujtuar momente historike e momente krejt personale, kam menduar për prindërit e mijë, gjyshërit e djalin tim që sot është bërë burrë e mund të shikojë atë çfarë po ndodh,. Ne luftëtarët e UÇK, e kam kuptuar se do të paguanim një çmim të lartë, çmimin për lirinë e Kosovës, është e drejtë të zbardhet çdo akuzë. Pafajësia e tyre ka shkëlqyer mbi plahun e akuzave monstruoze. E njëjta siç po ndodh me mua dhe vëllaun tim të luftës Kadri Veselin. Po të kthehesha pas në kohën e zezë të Sllobodan të Millosheviçit do të bëja të njëjtën gjë”.

/faxweb