Autoritetet e Shëndetit Publik në zonën e Vlorës bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 raste të reja me Covid 19.
5 prej të infektuarve janë raste të kontakteve të mëparshme të zbuluar dhe punojnë në fasoneritë e qytetit bregdetar. Ndërsa rasti i gjashtë është një shtetas i sapokthyer nga Greqia, i cili është izoluar në banesë pasi ka rezultuar pozitiv.
Bëhet me dije se vijon hetimi epidemiologjik për zbulimin e rasteve të tjera dhe izolimin e tyre. Ndërkohë që në të gjithë vendin në 24 orët e fundit janë zbuluar 69 raste të reja, ndërsa nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.
/faxweb
