Skip to content

Kryeministri Rama udhëtoi drejt fshatit për ta takuar, ja çfarë thotë Isa Mustafa për bisedën

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur për takimin me kryeministrin Edi Rama në Prishtinë duke zbuluar për çfarë biseduan, po pa dhënë detaje. Në një shkrim në Facebook, Mustafa shkroi se ka pasur nderin që të takohet me Ramën e të bisedojnë për temat aktuale.

Kreu i LDK shtoi se vizita e kryeministrit Rama në fshatin e Prapashticës ku edhe po qëndron Mustafa momentalisht është nder i veçantë për të dhe familjen e tij.

“Kisha nderin të takohem me Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama e të bashkëbisedojmë për shumë tema aktuale. Ardhja e tij në Prapashticë, ku po qëndroj tani, ishte shenjë kujdesi dhe nder i veçantë për mua dhe familjen time”, ka shkruar lideri i LDK-së.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb