Qeveria ka hapur garën për projektin e rrugës Milot-Fier pjesë e ‘Korridorit Jonian’, një investim me vlerë 1.2 miliardë euro.
Ky aks pritet që të jetë i aksesueshëm për qytetarët jo më parë se viti 2026, ndërsa lëvizja e mjeteve do të jetë me një shpejtësi 130km/h. Krahas rrugës së Kombit, edhe kalimi në këtë autostradë do jetë me pagesë.
Krahas tij, Balluku dhe Rama deklaruan se qytetarët do të kenë edhe një tjetër aks, pa pagesë që do të mirëmbahet gjithashtu nga e njëta kompani. Balluku thotë se kjo rrugë do të përshkruhet për 75 minuta dhe do të lehtësojë qarkullimin e brendshëm, si dhe bashkëpunimin rajonal dhe europian të transportit.
“115 kilometrat e tij do të përshkruhen për jo më shumë se 75 minuta. ky segment do të jetë me pagesë, ndërkohë që do të shkurtojë shumë kohë për qytetarët. Gjithsesi do të ketë edhe një rrugë alternative, ku qytetarët mund të kalojnë pa pagesë. Në total do të kushtojë rreth 1.2 miliardë euro. Dokumentacioni i plotë do të jetë gati sot në mesditë maskimumi, në faqen zyrtare të APP-së. Sipas projektit shpejtësia minimale për lëvizjen në këtë aks rrugor do të jetë 90km/h, ndërsa ajo maksimale do të jetë 130 km/h. Segmenti Milot-Fier, është pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian. Kjo do të jetë një rrugë me standardet më të larta,”– tha Balluku ndër të tjera.
/shqip
