Skip to content

Aksident tragjik, përplaset për vdekje 47-vjeçarja në Kavajë

Aksident tragjik në Kavajë. Një 47-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të ndodhur ditën e sotme rreth orës 14:50, tek mbikalimi i Harizaj, në Kavajë.

Mësohet se aksidenti është shkaktuar nga S.B., i cili teksa lëvizte me makinë e tij ka përplasur 47-vjeçaren, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.

/shqip