Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se në qytetin e Durrësit ishin konfirmuar katër raste të reja me Covid-19.
Panorama raporton se rastet e reja i përkasin tre punonjësve të Inspektoriatit Shëndetësor. Këta të fundit dyshohet të jenë infektuar në terren, pasi shkojnë për kontroll nëpër lokale, se sa zbatohen masat e vendosura për frenimin e përhapjes ë virusit.
Ndërsa rasti i katërt në Durrës i përket një inspektori të AKU-së.
Rasti i vetëm i konfirmuar edhe zyrtarisht sot në Elbasan, i përket një punonjëse të një banke të dytë e cila ka rezultuar pozitive.
Kjo ka detyruar stafin të mbyllë shërbimet për klientët.
Sakaq janë marrë 40 tamponë tek të gjithë të afërmit dhe miqtë e infermieres e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë bashkë me bashkëshortin dhe dy djemtë e saj. Pritet përgjigja brenda 24 orëve.