Kreu i qeverisë Edi Rama është duke mbajtur fjalën e tij në Kuvend, ku po flet lidhur me kalimin e Kodit Zgjedhor.
Pjesë nga fjala e Ramës: Jemi përpjekur gjatë gjithë kësaj kohe që ta shprehim nevojën për konsensus, për të mos ndarë ata që janë jashtë me ju që jeni këtu brenda, duke mos iu konsideruar ju që jeni brena nga mbetje e përkohshme në këtë Kuvend, por si deputet legjitim.
Natyrisht që nuk do të ishte e udhës që të shpjegoj se kjo qasje e jona nuk lidhet vetëm me faktin që ne nuk i kemi votat, pasi dihet që për të miratuar Kodin Zgjedhor duhet një shumicë e cilësuar që ne nuk e kemi. Në politikën shqiptare tashmë janë tre palë dhe kjo nuk mund të mohohet zonja Hajdari.
Besoj se ne na takon, si forca më e madhe politike, por dhe si një forcë që sheh përtej interesave të saj, të krijojmë një konsensus që çdo palë të marrë diçka.
Unë dua t’iua kujtoj juve, se ata të tjerët dërgojnë ultimaume nga jashtë se për çfarë duhet të bëjë Kuvendi, që edhe PS ka të drejtën e saj të thojë diçka, se nuk mund të vini ju, ti bini këmbës, dhe të merrni gjithçka. Vullnetin qeverisës të popullit e përfaqësojmë ne në Kuvend, nuk është nevoja për të vazhduar me provokime, atyre që janë jashtë iu them që nuk kanë asnjë tagër që ti jepni urdhër këtij Kuvendi, Kryetarit të Kuvendit i është dërguar ngë ultimatum, nga sekretari i forcave çlirimtare.
Ka një fjali që e keni firmosur edhe ju zonja Hajdari, që e keni firmosur edhe ju, ku i diktoni Kuvendit një gjë apo një gjë tjetër, mblidheni ju atje katër veta, në një vend shumë të nderuar, që është tokë amerikane, i fusni një firmë aty, dhe i thoni Kuvendit më pas që ta votojë atë. Kujtim ti vuan shumë se nuk të kanë persekutuar në komunizëm, dhe do që të nxiresh me dhunë nga salla e Kuvendit.
/faxweb
