Tre persona mbetën të plagosur pasditen e kësaj të shtune si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në hyrje të qytetit të Shëngjinit.
Në aksident u përfshinë tre automjete, të cilat u përplasën me njëra-tjetrën, ndërsa te plagosurit u derguan me urgjencë ne spital.
Shkak dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar i njërit prej drejtuesve të mjeteve.
Ditet fundit eshte rritur numri i aksidenteve rrugore si pasoje e shtimit te levizjes se mjeteve vecanerisht drejt zonave bregdetare.
