Ish ministri Petrit Vasili në një shënim në mediet sociale ka publikuar disa foto të socialistëve, të cilët sipas tij janë grumbulluar, duke mos marrë asnjë masë në kuadër të pandemisë së COVID-19.
Vasili i bën thirrje SPAK për hetim, ndërkohë që thekson se Rama me qindra policë, deputetë, kryetare bashkie përhapin Pandeminë, shkelin dhe dhunojnë vetë kufizimet me çfarë ju vjen për dorësh.
Po ashtu Vasili shton se njerëzit po infektohen dhe vdesin nga Kotonavirusi për shkak të vetë qeverise dhe drejtesia fle.
“SPAK zgjohu, Rama dhe qeveria perhapēn dhe perhapin Pandemine,ja faktet!(FOTO). Kane edhe fytyre keta te qeverise dhe gjobisin qytetare e biznese per Pandemine.
Rama me qindra police, deputete,kryetare bashkie tufa tufa, kryetari bashkise se Tiranes etj etj, perhapin Pandemine, shkelin dhe dhunojne vete kufizimet me çfare ju vjen per doresh.
Cfare te drejte kane mbi ligjin keta te rilindjes. Keta qe i çane veshet gjithe popullit per drejtesi e reforme ne drejtesi, e gjoja barazi para ligjit e dreqin me te bir.
SPAK boll fjete!! Njerezit po infektohen dhe vdesin nga Kotonavirusi per shkak te vete qeverise dhe drejtesia fle. Ju te SPAK shihini Fotot, boll u trembet, bejeni detyren dhe çojini ne burg keta genocidiste.”- shkruan Vasili.
