Skip to content

Shembet Drejtoria e Shëndetit në Durrës

Inspektorati Kombetar i Mbrojtjes se territorit shembi godinen e drejtorise se shëndetit publik në Durrës pasi kishte dëmtime të mëdha nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

Objekt 3 katëshe në qendër të Durrësit qëndroi për shumë muaj me radhë i rrethuar me shirita për të paralajmëruar për rrezikshmërinë që paraqiste.

Stafi i njësisë vendore të kujdesit shëndetësor ishte zhvendosur pas tërmetit pasi godina kishte shfaqur probleme të shumta strukturore.

Instituti i ndërtimit, në akt-ekspertizën e thelluar vendosi shembjen e nderteses.