Skip to content

18-25 mijë euro për një vepër antike/ Pranga tre personave

 

Tre persona u arrestuan në kuadër të operacionit të koduar “Antikat”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të veprave të artit.

Një fierak dhe dy tiranas u kapën në zonën e “Currilave” në Durrës në flagrancë në tentativë për shitje të dy veprave të antikitetit.

Të prangosurit janë shtetasi A. V., 49 vjeç, banues në Fier, i cili drejtonte automjetitn tip “Toyota”, ku u gjetën veprat e artit si dhe kryeqytetasit A. V., 37 vjeç dhe R. Z., 48 vjeç.

Shtetasi A. V. siguronte veprat e artit, ndërsa dy shtetasit e tjerë gjenin klientelën për shitjen e tyre.

Për këtë operacion ishin bërë tre javë hetime. Veprat do shiteshin kundrejt shumës 18 deri në 25 mijë euro secila. Këto dy vepra që i përkasin periudhës së antikitetit, pjesë e trashëgimisë kulturore.

Në kuadër të këtij operacioni, në zonën e Currilave, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë në tentativë për shitje të dy veprave të antikitetit, shtetasit: