Sot është bërë edhe përcjellja për në banesën e fundit e Davide Astorit, i cili u gjend pa jetë në dhomën e hotelit, mëngjesin e së dielës. Ndërkohë që bashkë me skuadrëne tij, Fiorentinën priste të luante transfertën ndaj Udinezes.
Ajo javë e Seria A u anullua dhe klube futbolli, futbollist dhe gjithë opinioni në Itali u bashkua me dhimbjen e familjes Astori për humbjen e 31 vjeçarit, kapiten i Fiorentinës. Ndërkohë ndeshjet e Ligës së Kampioneve dhe Europa Ligë i kanë nisur ndeshjet me një minutë heshtje.
Por pritet që edhe në fundjavë të vazhdojnë nderimet për Astorin. Ai njihet si futbollist i dalë nga Akademia Milan dhe skuadrat e tjera ku ka luajtur ishin mbi të gjitha Kaljari dhe Roma.
Pikërisht dy skuadrat ku ai kaloj pjesën më të madhe të karrierës Kaljari dhe Fiorentina hoqën nga përdorimi fanellën me numrin 13. Kështu kjo fanellë do të jetë përjetësisht e Davide Astorit dhe një mundësi e përjetshme që tifozët e këtyre skuadrave ta kujtojnë mbrojtësin dhe kapitenin e tyre.
Ceremonia e varrimit është zhvilluar gjatë ditës së sotme në Firence ku ishin pjesë jo vetëm familja, shokët e tij të skuadrës dhe tifozët e Fiorentinës por edhe shumë futbollist dhe ish futbollist të skuadrave të tjerave italiane por edhe shumë ish shok skuadre që golat apo fitoret e kësaj jave ia kanë dedikuar pikërisht Astorit.

