Pesë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të mërkurë në Berat, duke e çuar në 20 numrin e pacientëve aktivë me Covid-19 në këtë qytet.

Dy nga të infektuarit janë punonjës të Shërbimit Publik të Higjenës, një çift të cilët dyshohet se e kanë marrë infektonin në spitalin QSUT në Tiranë dhe një rast është nga nje fshat  i Beratit.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 68 raste të reja, duke e çuar në 3106 numrin e përgjithshëm të infektuarve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re