Skip to content

Kujtim Gjuzi dhe 6 kolegë të tij kanë kërkesa të tjera: Parlament me 150 deputetë, 10 vende për minoritetet

Debati per ndryshimin e kushtetutes dhe kodit zgjedhor ka shtuar oreksin e deputeteve qe kane zene vendet e partise demokratike dhe LSI ne parlament per te bere propozime per reformen elektorale.

7 deputete kane firmosur nje draft i cili parashikon sistem proporcional kombetar, me lista te hapura, pa prag elektoral.

Ata synojne qe ndryshimet te realizohen ne kod, edhe pse per sistemin eshte i nevojshem ndryshimi i kushtetutes.

Por 7 deputetet shkojne edhe me larg ne kerkesat e tyre, ata duan nje parlament me 150 deputete ku 10 vendet te jene te percaktuara per minoritetet.

Nga ana tjeter ata kerkojne ndryshimin e kushtetutes per ta zgjedhur Presidentin e Republikes nga populli.