Skip to content

Rama mbledh kryebashkiakët: Në punë dhe fushatë edhe gjatë pushimeve verore

Nje dite pas takimit me deputetet, kryeministri Rama mblodhi sot ne zyren e tij, kryetaret e bashkive. 

Te pranishem ishin edhe numri dy i socialisteve Taulant Balla dhe sekretari organizativ, Arben Pellumbi.

Ne vemendje te takimit ishte pergatitja per fushaten elektorale, si dhe zgjedhja e strukturave dhe forumeve drejtuese.

Mesohet se Rama u ka kerkuar kryebashkiakeve qe te jene me kohe te plote ne pune. Edhe gjate pushimeve verore nga ata eshte kerkuar te vazhdojne takimet me qytetaret ne zonat perkatese.

Te njejtin angazhim kerkoi Rama edhe nje dite me pare nga deputetet. Ai u beri te qarte se nuk do te kete zgjedhje te parakohshme vendore dhe se ne votimet e ardhshme parlamentare mund te shkohet pa koalicione para zgjedhore.