Skip to content

Gjenden 31 refugjatë në dy furgona në Pogradec e Korçë, arrestohen tre shtetas

Goditen edhe dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Tre shtetas u prangosën në flagrancë pasi u kapën duke transportuar kundrejt fitimit 31 emigrantë të paligjshëm.

Forcat e rendit arrestuan shtetasit:

– A. H., 37 vjeç, banues në Tiranë dhe R. E., 18 vjeç, banues në Krujë, pasi këta shtetas në bashkëpunim mes tyre u kapën nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Malavec, duke transportuar me një mjet furgon tip “Benz” 12 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu  kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

– R. V., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin “Hyundai”, 19 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.