Në kushtet kur situata nga koronavirusi në vend po shënon keqësim dita ditës, me shtim të rasteve të reja dhe po ashtu edhe humbje jete, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook u ka bërë apel qytetarëve dhe turistëve të tregohen të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të COVID-19.
Me anë të një videoje të postuar, Manastirliu numëron rregullat që duhen zbatuar pa asnjë neglizhencë, për të qenë të sigurt në plazhe.
Rregullat
Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlone dhe në çdo ambient.
Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 metër.
Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë.
Kujdes me përdorimin e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjenen.
Hapësira midis ndenjëseve dhe çadrave të pushuesve duhet jo më pak se 3.5 metër distancë.
Shmangni grumbullimet e çdo lloji. Shmangni ambientet e mbyllura, konsumoni ushqim në ambiente të hapura.
Mos këmbeni aksesorët e plazhit me të tjerët. Ruani higjenën vetjake.
Nëse keni temperaturë mos u nisni për udhëtim dhe mos frekuentoni plazhin.
Postimi i Manastirliut:
#COVID19
Disa rregulla për t’u ndjekur, për një sezon turistik të #sigurt
Mbani higjienën në çdo ambient
Ruani distancën me persona të tjerë që nuk janë të familjes tuaj
Mos këmbeni sendet e plazhit
Shmangni grumbullimet
Nëse keni temperaturë, mos u nisni për udhëtim
#RespektoniRregullat
#Bashkë kundër #COVID19
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/1362172570638151/?t=0