Skip to content

Pesë raste me koronavirus në Gjirokastër, pedagogia infekton familjen dhe të afërmit

koronavirusi 1

Në Gjirokastër janë konfirmuar pesë raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Abc News raporton se rastet e reja janë familjarë, dhe kontakte të afërta të pedagoges, e cila doli pozitive dy ditë më parë.

Mësohet se janë infektuar bashkëshorti, dy fëmijët, nipi dhe një tjetër pedagoge e fakultetit të Ekonomisë.

Ndërkaq, departamenti ku ka dhënë mësim pedagogia është mbyllur.

Prej javësh situata nga koronavirusi në vend vijon të jetë e rënduar. Vetëm ditën e djeshme ministria e Shëndetësisë konfirmoi 90 raste dhe dy humbje jete tek spitali Infektiv.