Skip to content

Futbollisti shqiptar rezulton pozitiv me koronavirus/ Alármohet ekipi, shtyhen ndeshjet e kampionatit

Rasti i mbrojtësit të Kosovës Mirlind Kryeziu, i cili rezultoi pozitiv me koronavirus te Zyrihu, ka bërë që të shtohet frika në Zvicër. Kryeziu ishte rasti i parë me koronavirus në kampionatin zviceran dhe për këtë arsye, ankthi është i madh.

Madje Zyrihu ka marrë vendim që të gjithë lojtarët dhe stafi i ekipit të kárantinohen për 1 javë dhe në këtë mënyrë shtyhen edhe dy ndeshjet në kampionat që ky ekip kishte, me Sionin dhe Bazelin.

U tha se Kryeziu nuk kishte pasur kontakte me pjesën tjetër të skuadrës pasi kishte ndjerë simptomat, por për siguri i gjithë ekipi ka vendosur të kárantinohet.