Është arrestuar në flagrancë pranë Pikës Kufitare të Morinës, një 21-vjeçar nga Tirana i cili transportonte në mënyrë të paligjshme 4 shtetas sirianë me mjetin e tij, ndërsa paraprakisht dyshohet se këta të fundit kishin destinacion ndonjë nga vendet e BE-së.
Në kuadër të kontrolleve evidentohet dhe arrestohet në flagrancë shtetasi me inicialet K.V., për “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” kundrejt fitimit dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.
Arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në fshatin Morinë, me automjetin tip “Volkswagen”, me të cilin po transportonte 4 shtetas sirianë dhe sipas bluve, 21-vjeçari drejtonte mjetin pa leje drejtimi (patentë).
“Shtetasi K. V., kundrejt fitimit do t’i ndihmonte shtetasit sirianë që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës, në mënyrë të paligjshme. Gjatë verifikimit të dokumentacionit rezultoi se ai drejtonte mjetin pa leje drejtimi. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.”, njofton policia
(F.GJ/FAXWEB.AL)
/faxweb
