Fiorentina dhe Firence i kanë bërë nderimin e fundit ish kapitenit, davide Astori në sfidën e luajtur në orën 12:00 ndaj Beneventos. Ishin 35 mijë të pranishëm që kanë nderuar me një minutë heshje dhe shkrimin në bluzën e të dy skuadrave ‘’Ciao Davide’’. Një shënim ky i përdorur nga të gjitha skuadrat e Seria A në këtë fundjavë.

Por në minutën e 13 ndeshja ndërpritet edhe një herë falë koreografisë së tifozëve viola për kapitenin e dytë me shënimin “Davide 13’’, pikërisht numri që ai mbante në fanellë. Gjithë ndeshja shkon mes lotëve të të pranishmëve, nderimit të kapitenit por edhe gëzimit të fitores më të dëshpëruar në historinë  e Fiorentinës. Vendos goli i Viktor Hugos ashtu si Astori një mbrojtës dhe mund të jetë ai tani pasuesi i tij tek vjollcët. Edhe më të bukur e bën fakti se aim ban numrin 31 të kundërtën e numrit të Astorit.

Lajmi i papritur për vdekjen e qendërmbrojtësit të Milan, Kaljarit, Romës dhe tani Fiorentinës u dha të dielën në mëngjes. Më pas të gjitha ndeshjet e futbollit në Italia u anulluan.

Ndeshjet e kësaj mesjave në Europë, në Ligën e Kampioneve dhe Europa Ligë nisëm me një minutë heshtje dhe futbollistët me një rrip të zi në krah. Ndërkohë ngushëllime pr familjen Astori dhe klubin e Fiorentinës erdhën nga e gjithë bota.

Fiorentina dhe Kaljarit, të cilat janë edhe dy skuadrat ku ka luajtur më gjatë Astori hoqën nga përdorimi fanellën me numrin 13 duke ia dedikuar atij në përjetësi. Ndërsa një atmosferë e denjë për një kapiten ishte edhe ceremonia mortore e zhvilluar në Firence dhe nderimet u mbyllën sot me fitoren e Fiorentinës ndaj Beneventos.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re