Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama se po bën lojëra të pista politike me qëllim që të hiqet vëmendja nga dështimi i madh me menaxhimin e pandemisë.
Edi Rama po provon çdo lojë të pistë politike për të hequr vëmendjen nga dështimi i tmerrshëm në menaxhimin e pandemisë dhe nga kriza ekonomike, që shqiptarët po e vuajnë çdo ditë dhe që po zbraz xhepat e tyre.
Lideri i opozitës shfrytëzoi një vizite në një fasoneri në Kombinat për të deklaruar se PD po punon cdo ditë për ta nxjerre vendin nga kriza.
Sot gjatë bisedës që zhvillova me punonjës të një fasonerie në zonën e Kombinati, folëm për planin se si të dalim nga kjo krizë e thellë dhe të shpëtojmë ekonominë dhe shëndetin e njerëzve. Ne nuk luajmë lojëra politike, ne po punojmë çdo ditë për nxjerrjen e vendit nga kriza ku e ka zhytur RAMAVIRUSI.