Skip to content

VIDEO/ Hashim Thaçi futet brenda Gjykatës së Hagës, pritet me thirrje dhe flamuj të UÇK-së. Çfarë tha në gjuhën angleze

 

Presidenti Hashim Thaçi prej rreth 30 minutash ka hyrë në Prokurorinë Speciale të Hagës, ndërsa seance ndaj tij ka nisur në orën 13:00.  Para pak casteve, Presidenti Thaci, ka arritur pranë objektit të Prokurorisë së Hagës, ku është ftuar për intervistim pas dorëzimit të aktakuzës ndaj tij.

Thaçi në një deklarim për media në gjuhën angleze ka thënë se ai beson në vlerat e luftës për liri dhe se Kosova sot është ajo çfarë ai ka ëndërruar.

“Sot, Jam i gatshëm të përballem me sfidat e reja me sukses, për djalin tim, për familjen dhe popullin tim. Ky është çmimi për lirinë. Unë besoj në të vërtetën dhe në liri. Kosova është një storje suksesi dhe për këtë jam krenar”, ka thënë presidenti, që gjatë luftës ishte drejtor politik i UCK-së.

Ndërkohë në hyrje të Gjykatës Thaçi është pritur nga një numër jo i vogël shqiptarësh me flamurët Kuq e Zi dhe ato të UÇK-së ndërsa dëgjohen edhe thirrje të ndryshme. Prokuroria e Hagës ka njoftuar javë më parë se e ka dorëzuar aktakuzën ndaj Thacit, në të cilët ai dyshohet për krime lufte.

https://youtu.be/vnadfsp5w_Q